Art&Argëtim

‘Mallkimi i Kardashian’/ Në Astroworld vdiqën 8 persona, teoria: Rit satanik!

10 Nëntor 2021, 08:14 Nga DOSJA
‘Mallkimi i Kardashian’/ Në Astroworld vdiqën 8 persona,

SHBA– Videot e ngjarjes së rëndë në koncertin e Travis Scott në Astroworld, ku humbën jetë 8 persona kanë shkaktuar një valë teorish konspirative në rrjetin e Tik Tok. Teoritë e konspiracionit kanë “lulëzuar” gjithashtu krahas pamjeve grafike, duke akuzuar reperin Travis Scott, i dashuri i Kylie Jenner, për orkestrimin e një rituali masiv satanik.

“Ky nuk është një festival, është një sakrificë”, thuhet në një koment.

“Industria e muzikës është demonike dhe mbledh shpirtra”, thuhet në një koment tjetër me 34 mijë pëlqime.

Përdoruesit e internetit kanë kapur disa “simbole” të largëta të pranishme në koncert, duke përfshirë imazhet e flakëve dhe pëllumbave të djegur. Disa përdorues të TikTok e përshkruan skenën si “një kryq i përmbysur që çon në ferr”.

Të tjerë cituan numerologjinë, duke pretenduar në mënyrë të rreme se Travis Scott dhe shoku i tij interpretues Drake “kishin lindur 66 muaj 6 ditë larg njëri-tjetrit”. Disa të tjerë komentuan mesazhet në hyrje të koncertit, ku edhe shkruhej: Shihemi në anën tjetër. Duke nënkuptuar botën e përtejme…

Si mendoni ju? A i besoni këtyre teorive?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

virale virale koncerti i travis scott shba travis scott koncerti i travis scott shba travis scott

Sondazh

Poll