Politike

Nuk përmbahet Ervin Salianji, sherr me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit: Unë të heq pantallonat nga koka

15 Qershor 2019, 15:32 Nga DOSJA
Nuk përmbahet Ervin Salianji, sherr me zv.drejtorin e Policisë së

KORÇË– Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po vijon me fushatën elektorale në zonën e Korçës, është pritur me protesta nga qytetarë e zonës.

Protesta po zhvillohet në  aksin Korçë-Bilisht, ku qytetarët mbështeten nga ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji, Endrit Braimllari dhe Klevis Balliu.

Gjatë protestës, i ashpër ka qënë edhe debati i Salianjit me zv.drejtorin e policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Gjatë debatit nuk kanë munguar ofezat personale nga ana e ish-deputetit, ndërsa mbështetej nga qytetarët. Në debat ka ndërhyrë edhe ish-deputeti tjetër, Klevis Balliu, i cili me tone më të qeta i ka kërkuar policisë që të mos i provokonte qytetarët. 

DEBATI:

Salianji: Je servil i pushtetit. Nga shërbetor i Bajrave përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës. Të ishte personalisht të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe mu drejto me respekt. Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrat, mos bëj të fortin me qytetarin.

Loka: Je marë me të gjithë, por mua më njeh ndryshe

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën. Kryeministri Edi Rama vijon fushatën. Sot ka prezantuar kandidatin e PS-së për Kolonjën, aktorin e humorit Erion Isain. Si në çdo qytet tjetër Rama është pritur edhe në Korçë me protesta. Mes protestuesve, të drejtuar nga ish-deputetët Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari, dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kolonje kolonje protesta ne korce salianji perplaset me policet edi rama edi rama ne kolonje kolonje protesta ne korce salianji perplaset me policet

Sondazh

Poll