Politike

Fushata/ Rama pritet me protesta, përplasje fizike mes Salianjit dhe Policisë në Korçë

15 Qershor 2019, 15:51 Nga DOSJA
Fushata/ Rama pritet me protesta, përplasje fizike mes Salianjit dhe

KOLONJË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale në zonën e Korçës.

Si në çdo qytet tjetër, Rama është pritur me protesta nga ish-deputetë opozitarë dhe mbështetës së tyre. Në zonën e Korçës, qytetarët janë drejtuar nga Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari. Gjatë protestës së tyre ata janë përplasur fizikisht me policinë.

Ndërkohë në Kolonjë, është prezantuar kandidati Erion Isai. Në mbështetje të tij ka qënë edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila i ka siguruar qytetarët se aktori i humorit do të punonte për qytetin. Edhe vetë Isai, gjatë fjalës së tij para qytetarëve, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do t’i kërkonte investime.

Ndërsa kryeministri Rama nga qyteti i Korçës, ka premtuar ndërtimin e një aeroporti të vogël turistik dhe restaurimin e stadiumit të skuadrës së Skënderbeut.

Rama nuk la pa komentuar as situatën aktuale politike, duke “thumbuar” edhe kundërshtarët politikë për vendimin e tyre për bojkotimin e zgjedhjeve. Kryeministri ka përsëritur thirrjen se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor duke dalë kundër presidenti Ilir Meta, i cili i ka anuluar ato.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kolonje erion isai kolonje korce edi rama edi rama ne kolonje erion isai kolonje korce

Sondazh

Poll