Politike

Negociatat me BE-në, presidenti i Maqedonisë Pendarovski: Na ndani nga Shqipëria, po përballet me kaos

15 Qershor 2019, 15:17 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në, presidenti i Maqedonisë Pendarovski: Na ndani nga

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Euroactiv tha të premten se rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut duhen trajtuar ndarazi.

Sipas tij pasi problemet në Tiranë janë më serioze se në Shkup dhe për të mos penalizuar vendin e tij, votimet në Parlamentin Europian për çeljen e negociatave duhen bërë ndarazi. 

“Kemi bërë detyrat që na janë kërkuar, kemi firmosur edhe mrekullinë politike që ishte marrëveshja me Greqinë. Nuk ka politikan në Europë të na thotë se nuk i meritojmë negociatat. Kurse Shqipëria përballet me një kaos të vërtetë. Opozita ka dalë nga institucionet dhe situata sa vjen e tensionohet. Pra si mund të krahasohemi?”

Lidhur me deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel, Pendarovski tha se afati është tejet i vonuar dhe mund të ketë pasoja gjeopolitike si rezultat i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit.

Zgjedhjet e parakohshme që Greqia mban më 7 korrik mund të sjellin në pushtet opozitën. Dihet pozicioni i tyre për marrëveshjen e Prespës sikurse qëndrimet e ngurta për anëtarësimin tonë në BE. Pastaj kemi edhe nacionalistët në Bullgari. Pra çdo shtyrje e datës së negociatave mund të dëmtojë forcat proeuropiane në rajon, por edhe vendet që janë në negociata e sipër.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave me be maqedonia e veriut stevo pendarovski hapja e negociatave me be maqedonia e veriut stevo pendarovski

Sondazh

Poll