Politike

PS mbledh 55 firma për shkarkimin e Metës, reagon zëdhënësi: Mocioni i “çunave të Shijakut”

15 Qershor 2019, 14:53 Nga DOSJA
PS mbledh 55 firma për shkarkimin e Metës, reagon

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar për vendimin e socialistëve për të mbledhur 55 firma për shkarkimin e tij.

Me anë të një statusi në Facebook, Blushi shkruan se Meta është zgjedhur president nga një parlament legjitim ndryshe nga ai i sotmi. 

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!,”-tha Blushi. 

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale tedi blushi ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale tedi blushi

Sondazh

Poll