Politike

Kriza politike, Rama krahasohet me opozitën e Bashës: Edhe ne kemi dalë nga Kuvendi

15 Qershor 2019, 14:52 Nga DOSJA
Kriza politike, Rama krahasohet me opozitën e Bashës: Edhe ne kemi

KOLONJË– Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Kolonjë në kuadër të fushatës elektorale ka krahasuar opozitën e PS me atë të PD-së.

Sipas Ramës, edhe opozita që ai drejtonte vite më parë ishte larguar nga Kuvendi por kurrë nuk kishte ndërmarrë hapa të tillë radikalë.

“Nuk është hera e parë që partitë dalin nga Kuvendi, se kemi dalë dhe ne. ata thanë do shkrihemi me popullin. Por nuk u shkrinë me popullin. I nxitën që të shkelin ligjin, që të gjuajnë policinë për llogari të tyre. Tani që pushteti në demokraci nuk merret dot me dhunë kjo dihet, pushteti nuk janë godinat fizike kjo dihet. Pushteti buron nga vota e popullit. Për sa kohë nuk e ke s’ke si ta kesh edhe pushtetin. Këtë ata e dinë. Janë gënjeshtarë të pacipë dhe manipulatorë të paskupullt. Ata qëllimin e kanë gjetkë. Duan që ta bëjnë Shqipërinë copë-copë në sytë e një dynjaje të tërë. Pse gëzohen dhe festojnë për përplasjet. Sepse kur këto imazhe shpërndahen ata që nuk duan t’I hapin negociatat thonë: Çfarë negociatash do hapim me këta, këta sjanë normalë. Arsyeja është që Shqipëria duhet të ulet në tryezë,”-tha Rama. 

vijon…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kolonje kriza politike edi rama edi rama ne kolonje kriza politike

Sondazh

Poll