Politike

‘Na ndani nga Shqipëria’, Rama i përgjigjet presidentit maqedonas për negociatat: Çudi kjo qasje

15 Qershor 2019, 12:31 Nga DOSJA
‘Na ndani nga Shqipëria’, Rama i përgjigjet presidentit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Maqedonisë Pendarovski, për ndarjen nga Shqipëria në vendimin për negociatat. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se një ndarje e tillë nuk është e drejtë duke marrë parasysh kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. 

“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!,”-shkruan Rama. 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Euroactiv tha të premten se rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut duhen trajtuar ndarazi, pasi problemet në Tiranë janë më serioze se në Shkup. Sipas tij Maqedonia e Veriut ka më shumë shanse për hapjen e negociatave dhe nuk duhet që të kushtëzohet nga Shqipëria.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociata per shqiperine pendarovski edi rama hapja e negociata per shqiperine pendarovski

Sondazh

Poll