Politike

‘Vdekja’ e truprojës së Ramës, tërhiqet Berisha: Kënaqem që s’ka jetë të humbura

15 Qershor 2019, 11:40 Nga DOSJA
‘Vdekja’ e truprojës së Ramës, tërhiqet Berisha:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një reagim në lidhje me lajmin e ‘vdekjes’ së truprojës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u përgënjeshtrua zyrtarisht.

Berisha shkruan se është i lumtur që s’ka jetë të humbura dhe se dënon heshtjen dy ditore të organeve kompetente.

Reagim!
lidhur me nje deklerate te Gjeneral Kanabisit dhe Narkodrejtorit Geron Balili, sqaroj sa vijon:

Lajmi per aksidentimin dhe plagosjen e badiguardeve te Edvin Kristaq Krimit ka mbi 48 ore qe qarkullon ne mediat e shumta dhe rrjetet siciale. Ndaj ketij lajmi Vasal Kimiku dhe Geron Velia, qe mbushin cdo dite ekranet dhe valet televizive me shpifje ndaj opozites, nuk thane asnje fjale, asnje pergenjeshtrim.

Pikerisht per shkak te kesaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kerkesen drejtuar gazetareve qe te ndermarrin ndonje hetim per verifikimin e lajmit te kobshem.

Duke shprehur kenaqesine qe nuk ka jete te humbura, denoj me ashpersine me te madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve te mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Balili .

Une gjithashtu denoj ashpersisht perdorimin çnjerezor te badiguardeve njelloj si diktatori Kim Il Jung nga Edvin Kristaq Krimi! Sb”- shkruan ish-kryeministri në Facebook.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shprehet se njëri nga dy truprojat e aksidentuar në ngjarjen e 13 qershorit 2019, ku eskorta e kryeministrit u bllokua nga protestuesit e PD, ka ndërruar jetë.

Sipas mesazhit të Berishës, aksidenti ka ndodhur nga vetë eskorta e kryeministrit që ka përplasur dy truprojat. Por në një njoftim zyrtar inistria e Brendshme ka hedhur poshtë këtë denoncim.

MB thotë se ky është një lajm i rremë i cili ka për synim të krijojë një klimë pasigurie në vend.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksidenti ne librazhd sali berisha vdekja e truprojes se rames aksidenti ne librazhd sali berisha vdekja e truprojes se rames

Sondazh

Poll