Aktualitet

‘Tmerret e Vorës’, prangosen dy të rinjtë që grabisnin kasaforta e mijëra euro

8 Nëntor 2021, 14:46 Nga DOSJA
‘Tmerret e Vorës’, prangosen dy të rinjtë që

TIRANË– Dy persona që ishin kthyern ë tmerrin e familjeve dhe bizneseve në Vorë janë vënë në pranga. Sipas njoftimit, janë arrestuar personat me iniciale P. T., 24 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe L. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Vorë. Ata akuzohen se kanë grabitur kasaforta dhe mijëra euro në banesa të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet, 2 pajisje DVR, 1700 euro dhe 2 aparate celular.

Ngjarjet për të cilat akuzohen:

Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetasit M. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 5000 euro dhe 200.000 lekë të rinj;

Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetases F. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 600 euro;

Më datë 18.09.2021, në Kodër Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në një firmë mobiliesh;

Më datë 29.09.2021, në Fshatin Muçaj, Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një firmë kondicionerësh;

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vora”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa dhe biznese në zonën e Vorës. Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve në banesa dhe biznese, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Vora”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet, 2 pajisje DVR, 1700 euro dhe 2 aparate celular. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne vore policia e tiranes arrestohen dy persona ne vore policia e tiranes

Sondazh

Poll