Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Hoxha/ Mbyllen hetimet, Pajtim Rrushi: Covid-19 më la me pasoja

8 Nëntor 2021, 14:55 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit Hoxha/ Mbyllen hetimet, Pajtim Rrushi: Covid-19 më la

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, i cili u gjet dy ditë më parë në Malin me Gropa. Në pranga, si të dyshuar kryesor për vrasjen e tij kanë përfunduar dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi. Natën e vrasjes, Rushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Më pas e ka kontaktuar më pas me biznesmenin përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit, duke e çuar më pas drejt Dajtit, aty ku edhe e ekzekutoi. Më pas, kufomës i mori telefonin dhe e hodhi diku nëpër Tiranë. Derisa u gjet nga një taksist, i cili përfundoi në duart e një taksisti, i cili e shiti.

Ndërkohë që vetëm një ditë pas vrasjes, Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit, rreth orës 5 të mëngjesit duke e groposur në mal. Ndërsa sipër e kishte mbuluar me dhe e gurë. Lëvizjes e Rrushit u filmuan të gjitha nga kamerat e sigurisë, duke lënë të kuptohet se Dajti mund të ishte vendi i groposjes së biznesmenit. Atje u gjet një xhup me gjak, të cilin familjarët e biznesmenit thanë se i përkiste 43-vjeçarit. Më pas me ndihmën e qenëve, u gjet edhe vendi i groposjes, ku edhe viktima u gjet me dy plumba, një pas kokë dhe në qafë.

Megjithatë Rrushi nuk ka pranuar për asnjë moment autorsinë e ngjarjes, ndërsa Pajtimi, pas ndalimit nga Policia, ai u ka thënë hetuesve se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja pasi Covid-19 e kishte lënë me pasoja. Por tentativa e tij u hodh poshtë nga policia pas paraqitjes së pamjeve filmike, ku Pajtimi duket që merr automjetin i cili transportoi viktimën.

Ndërkohë që ende e paqartë mbetet shkaku i vrasjes së biznesmenit, por dyshohet paraprakisht se bëhet fjalë për para të marra borxh. Vetë djali i viktimës ka pohuar se i ati ishte përdorues i lëndëve nakotike dhe së fundmi bënte një jetë të “ç’thurur”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Telefonin e shita 10 mijë lekë…”/ Si ‘ra’ Policia në gjurmët e biznesmenit Hoxha

Vrasja e Hoxhës, i biri: Babi do digjte për 200 mijë euro makinat e “Salillarit”

Fjala e tij kundër teknologjisë/ Pajtim Rrushit mohon vrasjen e biznesmenit Hoxha

Vrasja e Hoxhës! Prokuroria mbyll hetimet, kërkon burg për autorin dhe vëllain

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinat rrushi pajtim rrushi rruzhdi hoxha vritet rruzhdi hoxha ferdinat rrushi pajtim rrushi rruzhdi hoxha vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll