Aktualitet

VD-Zgjatja e afateve të Vettingut/ Xhafaj kundër, PS nis pyetjet për ‘Venecian’

8 Nëntor 2021, 10:38 Nga DOSJA
VD-Zgjatja e afateve të Vettingut/ Xhafaj kundër, PS nis pyetjet

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi i tij me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se vizita e saj në Tiranë përkon me një moment të rëndësishëm për vendin, duke përmendur edhe progres-raportin e prezantuar pak javë më parë.

“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm pas publikimit të progres raportit. Ka qenë më i miri i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare edhe pse kjo në mënyrë të pandershme është ndërlidhur me Bullgarinë. Shpresoj që kjo çështje të zgjidhet. Megjithatë është e rëndësishme që do të vazhdojmë të çojmë para reformat. Për nevojën e dakordësisë të të gjitha palëve. Nuk është çështje politike. Mendoj që jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord,”-tha ai.  

Më tej, Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve ndërsa u pyet për absetinimin që deputeti Fatmir Xhafaj bëri në Këshillin e Legjislacionit ku mazhoranca votoi propozimin për t’iu drejtuar për opinion Komisionit të Venecias, lidhur me zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut.

“Maxhoranca ka kërkuar opinion të Komisionit të Veneacias, është kundërshtuar nga Xhafaj, ka mosdakordësi mes maxhorancës? Nuk ka farë mungesë dakordësie. Xhafaj ka dhënë kontribut të rëndësishëm. Kemi pasur një diskutim së bashku. Xhafaj ka prenzantuar një diskutim të tij. Kemi dëgjuar çfarë opozita ka ngritur për këtë çështje. Pyetjet për Komisionin janë miratuar dhe duhet të jenë nisur për të shpëtuar më shumë kohë,”-shtoi Balla në fjalën e tij.

Maxhoranca kërkon prej kohësh zgjatjen e mandateve të organeve të Vettingut, ndërkohë që opozita pretendon se nuk ka nevojë pasi Kushtetuta është e qartë se procesi mund të vijojë edhe nga KLP dhe KLGJ.


(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike fatmir xhafaj taulant balla zgjatja e afatit per vettingun fatmir xhafaj taulant balla zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll