Aktualitet

Operacioni në Fier! Arrestohen 4 persona, kapen në ‘Audi’ dhe ‘Citroen’ me kanabis

8 Nëntor 2021, 07:29 Nga DOSJA
Operacioni në Fier! Arrestohen 4 persona, kapen në ‘Audi’

FIER– Operacioni “Seman” në Fier, ka vënë në pranga katër persona, të cilët janë kapur me lëndë narkotike. Kështu u arrestua në flagrancë: Gersi Zika, Arsen Meta(Bajramaj) , Jozo Kozmaj dhe Anxhelo Doçia. Katër personat u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”,aty ku kishin lëndë narkotikecannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Seman”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier. Sekuestrohen 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Seman”.Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotikecannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë;
A. M. (B)., 29 vjeç, banues në Ballsh;
J. K., 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;
A. D., 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo docia arrestim ne fier arsen meta gersi zika jozo kozmaj anxhelo docia arrestim ne fier arsen meta gersi zika jozo kozmaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Nëntor 2021, 23:22

Shpërthim pranë një ‘exchange’ në Yzberish

TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në “Misto Mane” mbëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë një pike shkëmbimi valutor, por ende nuk dihen ...