Aktualitet

Rikthehen rastet e helmimit në Kosovë! 21 nxënës në Lipjan me probleme shëndetësore

7 Nëntor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Rikthehen rastet e helmimit në Kosovë! 21 nxënës në

KOSOVË-Rikthehen sërish rastet e helmimit në Kosovë. 21 nxënës kanë pasur probleme shëndetësore në fshatin Shalë të Lipjanit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e ujit në shkolla. Fëmijët në shkollën “Ibrahim Banushi” në Shalë të Lipjanit kanë probleme shëndetësore, të cilat po dyshohet të jenë nga helmimi.

Sipas drejtorit të shkollës ky ujë është i pijshëm mirëpo raste helmimi ka pasur dhe në shkolla të tjera në të njëjtin fshat. Njëmbëdhjetë nxënës të tjerë u raportuan të helmuar në shkollën “Shaqir Hoxha”. Vetëm dy prej tyre u paraqitën në shkollë ndërsa të tjerët po vazhdojnë të marrin terapi mjekësore.

Në total janë 21 fëmijë nga ky fshat që kanë marrë trajtim mjekësor gjatë këtyre ditëve.

Pak muaj më parë, në Deçan u helmuan mbi 1 mijë persona dhe humbën jetën 2 persona nga uji i pijshëm i cili mbante dy baktere të rrezikshme. Këto baktere u gjetën dhe te uji i pijshëm në Krujë, i cili helmoi mbi 600 qytetarë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni helmim helmim ne kosove helmim nga uji ne lipjan helmohen nxenesit ne lipjan uji i helmuar ne decan helmim helmim ne kosove helmim nga uji ne lipjan helmohen nxenesit ne lipjan uji i helmuar ne decan

Sondazh

Poll