Aktualitet

Përplasen dy makina në Qafë Gjashtë, pasagjerja dërgohet në Spitalin e Traumës

6 Nëntor 2021, 20:47 Nga DOSJA
Përplasen dy makina në Qafë Gjashtë, pasagjerja

SARANDË – Një pasagjere është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pas aksidentit të dy automjeteven në Qafë Gjashtë në Sarandë.

Sipas informacioneve të policisë, shtetasja Y. P. po udhëtonte në automjetin “Opel” që drejtohej nga TH.P., e cila u përplas me një makinë tip “Audi” që drejtohej nga T.D. Nga aksidenti është lënduar Y.P., e cila për fatin e mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 16:50 , në Qafë Gjashtë, një mjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin Th. P, është perplasur me një automjet tip “Audi”, me drejtuesi shtetasin T. D, si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Opel” shtetasja Y. P, e cila po transportohet për ndihmë mjeksore në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon në të dyja rastet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident sarande aksident sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 16:49

Merr flakë makina në Kamëz, shpëton drejtuesi

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, tek Kthesa e Kamzës. Sipas njoftimit të...