Aktualitet

VD-“Ore debil!” Polici shtyn Anila Hoxhën, shkarkohet nga puna, SHÇBA nis hetimin

6 Nëntor 2021, 14:52 Nga DOSJA
VD-“Ore debil!” Polici shtyn Anila Hoxhën, shkarkohet nga puna,

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha dhe operatori që e shoqëronte janë bërë pjesë e një incidenti me efektivët e policisë që kishin rrethuar zonën ku ishte vrarë dhe hedhur biznesmeni Rruzhdi Hoxha që u gjet sot i pajetë. E pranishme në të njëjtin vend, për të filmuar dhe për të bërë kronikën e saj, Hoxha është përballur me një efektiv policie, i cili siç duket edhe në video e shtyn, i merr gjërat e punës që kishte dhe ia kaloan në anën tjetër të shiritit. Gazetarja shihet që ngrihet nga vendi ku ra, buzë greminës në të cilën rrezikoi të përfundonte dhe i drejtohet efektivit në fjalë duke i kërkuar llogari për gjestin e bërë.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil. Shtyn gazetarët ti injorant. Ti nuk je polic jo. Nuk je polic. Nuk ke faj ti, faj kanë ata që të mbajnë në punë. Do të denoncoj. Shtyu operatorin. Ça është ky rrugaç more. Më hodhe në humnerë more. Nuk po bëja asgjë. Nuk po bëja asgjë. Unë jam njeri që nuk i sulmoj policët. Po qëndronim te shiriti. Na hodhi në humnerë more. Na shtyu të dyve,”- dëgjohet të thotë ajo në video. Kolegët e tjerë e ndihmojnë dhe e shoqërojnë që tu bashkohet në grup.

Këto pamje të rënda kanë sjellë edhe reagimin e institucioneve përkatëse. Efektivi i policisë me inicialet Sh.T., është pezulluar nga puna. Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar marrëdhënien me median konsiderohen prioritare dhe se çdo punonjës policie që performon një sjellje të pahijshme, do të ndëshkohet. Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimin për incidentin e ndodhur ditën e sotmë në Qafë Mollë. Në njoftimin e publikuar, SHÇBA bën me dije se efektivët do të hetohen për “sjellje jo etike e conform ndaj detyrës”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Desh hodhi në greminë gazetarët! Pezullohet nga puna efektivi i Policisë

Shtynë gazetaren dhe desh e hodhën në greminë, nis hetimi për punonjësit e policisë

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha efektivi shtyn gazetaret rruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha anila hoxha efektivi shtyn gazetaret rruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll