Aktualitet

I zhdukur prej 2 javësh, gjendet i vrarë në Dajt biznesmeni Rruzhdi Hoxha 

6 Nëntor 2021, 11:16 Nga DOSJA
I zhdukur prej 2 javësh, gjendet i vrarë në Dajt biznesmeni

TIRANË– Pas 2 javësh i zhdukur, gjendet i vdekur në Dajt biznesmeni Rruzhdi Hoxha. Paraditen e sotme, Policia ka arritur të zbulojë një xhup me njolla gjaku pranë malit me Gropa, i cili i përkiste biznesmenit, trupi i të cilit është gjetur më pas i groposur në një humnerë. Babai i dy fëmijëve, pronar i një kompanie inertesh rezultonte i zhdukur që nga 20 tetori, pasi dyshohej se ishte marrë peng.

Të udhëzuar nga miku i biznesmenit Ferdinand Rrushi, Policia nisi kontrollet në zonën e Malit me Gropa, ndërsa me vete kishin edhe qentë gjurmues. Ishin këta të fundit që zbuluan kufomën e 43-vjeçarit. Nga kqyrja paraprake u konstatua se Ruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi i ishte groposur për të humbur gjurmët. Për shkak se trupi është gjetur pjesërisht i dekompozuar, mendohet se Ruzhdi Hoxha të jetë ekzekutuar që ditën që është rrëmbyer, pra dy javë më parë.

Prej 20 tetorit, biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezultonte i zhdukur ndërsa denoncimin për humbjen e Hoxhës e ka bërë djali i tij, Saimir Hoxha. Në momentet e fundit, biznesmeni është parë me një mikun e tij Ferdinant Rrushin, i cili ka përfunduar në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali për trafik droge. Një nga pistat ku po hetohet për vrasjen e biznesmenit janë borxhet e Hoxhës, pasi biznesi i tij i inerteve ishte në prang falimenti dhe ai ishte zhytur në borxhe. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe djali i Hoxhës, i cili ka deklaruar se i konsumonte edhe kokainë e se shumë prej borxheve ia kishte shlyer ai.

Megjithatë mbetet në dorë të autoriteteve për të zbuluar se ç’ka ndodhur në të vërtetë me biznesmenin. Ndërkohë që gjatë hetimit në zonën e Dajtit, Policia ka zbuluar edhe një parcelë me drogë. Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar para policisë se ai punonte për Ferdinant Rrushin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Babai im bënte jetë shthurur”, ja dëshmia e djalit të Rruzhdi Hoxhës në polici

U mbulua me gurë e zhavorr, RENEA nxjerr trupin e Rruzhdi Hoxhës

Rruzhdi Hoxha u vra që ditën që u zhduk, trupi ishte dekompozuar

Kufoma iu gjet nga xhupi! Trupi i biznesmenit Hoxha ishte mbuluar me zhavor e gurë

DEL FOTOJA: Ja vendi ku u gjet i pajetë i biznesmenit Rruzhdi Hoxha

Me hematoma! Biznesmenin Rruzhdi Hoxha e qëlluan para se ta hidhnin në humnerë…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha rruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll