Aktualitet

Mesazhe dhe shenja provokuese ndaj dy nxënësve minorene, arrestohet drejtori

6 Nëntor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Mesazhe dhe shenja provokuese ndaj dy nxënësve minorene, arrestohet

POGRADEC – Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë u arrestua nga policia ditën pas denoncimit të dy nxënëseve 14-vjeçare të kësaj shkolle për ngacmim seksual. Sipas informacioneve, 59-vjeçari i ngacmonte prej dy javësh minorenet gjatë proçesit mësimor, madje u dërgonte dhe mesazhe provokuese gjatë orëve të natës.

Në situatë të rënduar, dy vajzat kanë rrëfyer ngjarjen në familjet e tyre dhe më pas është bërë denoncimi në polici, ku dëshmia është marrë në prani të psikologeve. Pas kësaj ngjarjeje, Haxhillari është pezulluar nga detyra e drejtorit të shkollës 9-vjeçare në Stropckë dhe do të përballet në gjykatë me akuzën e ngacmimit seksual.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Vëllai i 14-vjeçares pikasi SMS provokuese, të nesërmen goditi me grusht drejtorin

FOTOJA/ SMS dhe shenja provokuese, ky është drejtori i shkollës që ngacmoi nxënëset

SMS dhe shenja, si nisi ngacmimi seksual nga drejtori i shkollës në Pogradec

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik haxhillari arrestohet drejtori i shkolles ngacmimi seksual ne pogradec adriatik haxhillari arrestohet drejtori i shkolles ngacmimi seksual ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 16:49

Merr flakë makina në Kamëz, shpëton drejtuesi

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, tek Kthesa e Kamzës. Sipas njoftimit të...