Aktualitet

Basha nuk ndalet! Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas

6 Nëntor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Basha nuk ndalet! Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas

TIRANË- Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, numri një i PD-së ka hapur garën edhe nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Në njoftimin e ndarë nga PD-ja sqarohet se zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte. Për të garantuar standardet e procesit, kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga: Grida Duma; Arta Sakja; Dhurata Çupi; Orjola Pampuri; Greta Bardeli; Alfrida Marku; Ina Zhupa;  Eralda Tase Bano; Zheni Gjergji dhe Ledina Aliolli.

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

 

LDGSH përplas demokratet, Pampuri-Vokshit: U vure në 2009 pa garë, të skadoi mandati

 

 

 

 

 

 

 

Kriza e PD-së shqetëson PPE-në, Pack mesazh të fortë ndaj Bashës: Respekto…

“Vendim qesharak me telefon”, Vokshi sulmon Bashën: Shpërfilli mbi 10 mijë demokrate

 

“Zgjedhjet në FRPD”/Shpërthen Vokshi: Lulzim Basha nuk ia merr dot vendimmarrjen

 

 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha tirane zgjedhjet per ldgsh lulzim basha tirane zgjedhjet per ldgsh

Sondazh

Poll