Aktualitet

Tenderi sekret 6 mln eurosh i Xhaçkës, Meçollari: Peleshi mbylli financimin

6 Nëntor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Tenderi sekret 6 mln eurosh i Xhaçkës, Meçollari: Peleshi

TIRANË – Ish-zv/komandanti i forcave detare shqiptare Artur Meçollari u kërkoi institucioneve ligjzbatuese që të hetojnë proçesin e prokurimit të ndërtimit të muzeut të Forcave të Armatosura në fshatin Bërzhitë me vlerë 6 milionë euro në vitin 2019.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meçollari shprehet se ky zbulimi i këtij prokurimi nuk duhet të konsiderohet si ” shkelje e informaciont të klasifikuar”, duke theksuar se prokurime nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes janë kryer publikisht në të kaluarën dhe nuk ka një ligj specifik për këtë kategorizim si “informacion i klasifikuar”. Më tej, Meçollari tregon se i ka raportuar më herët kryeministrit Edi Rama për rrezikun e shpërdorimeve të parave publike të projekteve të Ministrisë së mbrojtjes. Në fund, ish-funksionari i lartë i forcave detare tregon se për shkak të dyshimeve rreth ligjshmërisë së kryerjes së këtij prokurimi, ministri aktual i Mbrojtjes e ka pezulluar financimin e këtij projekti me 1.4 milionë euro për vitin 2021.

Ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është vënë nën akuzë publike nga opozita se ka kryer një tender korruptiv me vlerë 6 milionë euro për ndërtimin e muzeut të FA-së në fshatin Bërzhitë. Dyshimet u shtuan pasi përfundimi i projektit i ka tejkaluar të gjitha afatet. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike nuk rezulton të jetë regjistruar një tender i tillë dhe për tepër objekti në fjalë me sip.100 mijë2 ende nuk ka përfunduar.

POSTIMI I ARTUR MEÇOLLARIT

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 16:49

Merr flakë makina në Kamëz, shpëton drejtuesi

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, tek Kthesa e Kamzës. Sipas njoftimit të...