Aktualitet

Sherr për kullotat e bagëtive, dy barinjtë nga Vlora përfundojnë në spital

6 Nëntor 2021, 17:47 Nga DOSJA
Sherr për kullotat e bagëtive, dy barinjtë nga Vlora

VLORË– Dy barinj të identifikuar si A.Shahaj dhe L.Shoraj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar në spital me plagë e fraktura në trup. Mësohet se sherri mes dy bashkëfshatarëve të fshatit Vllahinë në Vlorë ka nisur këtë pasdite për kullotat e bagëtive.

Ka qenë Shahaj ai që është afruar tek Shoraj dhe ka kërkuar llogari për tokën ku ky i fundit po kulloste bagëtitë. Por, debati verbal ka përfunduar në atë fizik dhe të dy barinjtë kanë rrahur njëri-tjetrin.

Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Efektivët kanë shkuar gjithashtu në spitalin e Vlorës për t’i marrë në pyetje për shkaqet e sherrit.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen dy barinj ne vlore sherr mes barinjve ne vlore vlore plagosen dy barinj ne vlore sherr mes barinjve ne vlore vlore

Sondazh

Poll