Aktualitet

Vëllai i 14-vjeçares pikasi SMS provokuese, të nesërmen goditi me grusht drejtorin

6 Nëntor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Vëllai i 14-vjeçares pikasi SMS provokuese, të nesërmen

POGRADEC– Nagcmimi seksual në shkollën 9-vjeçare në Pogradec u zbulua përmes mesazheve. Mësohet se vëllai i një prej vajzave të mitura, vetëm 14 vjeçe që ngacmonte seksualisht drejtori Adriatik Haxhillari ka parë mesazhet. Të nesërmen, i riu i revoltuar për atë që po ndodhte me të motrën është paraqitur dhe e ka qëlluar me grusht Haxhillarin.

Një ditë më vonë, drejtori i shkollës e thirri në zyrë të vëllain dhe vetë nxënësen e kërkoi ndjesë, por çështja nuk u la me kaq. Haxhillari vijonte me ngacmimet dhe vetëm sot u vu në pranga.

Në prani të psikologes dy vajzat e mitura rrëfyen shenjat provokuese që merrnin nga drejtori gjatë orëve të mësimit dhe SMS-të me përmbajtje provokuese që u vinin gjatë orëve të natës.

LAJM KRYESOR:Mesazhe dhe shenja provokuese ndaj dy nxënësve minorene, arrestohet drejtori

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik haxhillari arrestohet drejtori i shkolles ngacmimi seksual ne pogradec adriatik haxhillari arrestohet drejtori i shkolles ngacmimi seksual ne pogradec

Sondazh

Poll