Aktualitet

Yzberishi “në këmbë”, gjatë natës kërkohej dikush, detaje nga aksioni i FNSH-ve

6 Nëntor 2021, 08:09 Nga DOSJA
Yzberishi “në këmbë”, gjatë natës

TIRANË– Detaje të reja nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala ka ndryshuar detajet, duke shtuar se bëhet fjalë për 7 urdhër-arreste, nga të cilët janë ndaluar 2 persona. Mësohet se aksioni ka qenë i përqëndruar kryesisht në zonën e Yzberishit në Tiranë, ku pretendohet se jetonte i shpalluri në kërkim. Megjithatë nuk dihet ende emri i tij. 

Arrestimet vijnë pas dhunimit në banesë të biznesmenit nga Nikla e Krujës Nazmi Çangu, i cili u dhunua nga grabitësit dhe iu mor një shumë e konsiderueshme parash nga banesa.

LAJMI KRYESOR: Tirana, Durrësi e Kruja ‘në këmbë’! 7 urdhër-arreste, 2 për grabitjen e Nazmi Çangut

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fnsh aksion ne tirane fnsh aksion ne tirane

Sondazh

Poll