Aktualitet

“Mund të mbeteni jashtë mjediseve publike”, Rama apel qytetarëve: Vaksinohuni!

6 Nëntor 2021, 08:27 Nga DOSJA
“Mund të mbeteni jashtë mjediseve publike”, Rama apel

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një mesazh për të pavaksinuarit ku ka shpërndarë pamjet e luftës së përditshme të mjekëve me pandeminë.

Rama shkruan se të gjithë duhet të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë. Duke nënkuptuar kështu mundësinë e implementimit të “Green pass” edhe në Shqipëri.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë

Kujtojmë se disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama

Sondazh

Poll