Aktualitet

Dje i vunë tritol makinës/ Pse i ishte hequr përgjithmonë licensa noteres Koçi

6 Nëntor 2021, 08:01 Nga DOSJA
Dje i vunë tritol makinës/ Pse i ishte hequr përgjithmonë

TIRANË– Një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020 duke i hequr licensën këtë vit. Ministria e Drejtësisë, me urdhër të ish-ministres Etilda Gjonaj vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit. Shkak ishin sjelljet dhe qëndrimet e saj shkelin besimin e publikut dhe ulin dukshëm cilësinë eofrimit të shërbimit të noterisë në vend.

Një qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj.

GJETJET E HETIMIT QË I KUSHTUAN LICENCËN:

Përdorimi i llogarisë rrjedhëse si person fizik në vend të saj dedikuar për trasaksione noteriale dhe më terpër tërheqja prej noteres së çmimit të shitjes së depozituar në llogarinë e saj dhe mbajtja për qëllime që nuk u evidentuan dot në këtë hetim disiplinor për një periudhë 3-4 javore para se të kalonin në llogarinë e shitësit.

LAJMI KRYESOR: Hidhet në erë “Range Rover”-i i noteres Rezarta Koçi

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rezarta koci tritol makines te komuna e parisit rezarta koci tritol makines te komuna e parisit

Sondazh

Poll