Aktualitet

Tritoli tek Komuna e Parisit, policia: Makina në pronësi të një vajze

5 Nëntor 2021, 22:33 Nga DOSJA
Tritoli tek Komuna e Parisit, policia: Makina në pronësi të

TIRANË– Makina të cilës iu vendos një sasi tritoli këtë mbrëmje tek zona e njohur si “Komuna e Parisit”, rezulton të jetë në pronësi të një vajze. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës ka bërë me dije se makina e parkuar është në pronësi të vajzës me iniciale R. K. Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

LAJM KRYESOR: Tritol tek “Komuna e Parisit”, hidhet në erë “Range Rover”-i

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tritol makines te komuna e parisit tritol makines te komuna e parisit

Sondazh

Poll