Aktualitet

Vritet 28-vjeçari në Elbasan, plagoset i vëllai, shkak një vajzë. Pranga autorit

5 Nëntor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Vritet 28-vjeçari në Elbasan, plagoset i vëllai, shkak një

ELBASAN– Një 28-vjeçar i identifikuar si Florenc Kovaçi ka mbetur i vdekur këtë pasdite, ndërsa i vëllai, Mikel Kovaçi, 19 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Mësohet se dy vëllezërit janë përleshur me thika me një grup të rinjsh mes tyre dhe 24-vjeçari Ardit Hida që është prangosur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Beqir Dardha”. 

Të rinjtë ishin mbledhur për tu sqaruar në lidhje me një debat që kishin pasur më herët për një vajzë, por sherri degjeneroi në përdorimin e thikave. Si pasojë e goditjeve të forta me thika, 28-vjeçari mori plagë të mëdha bashkë me të vëllanë. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. 

Ndërsa Mikel Kovaçi ndodhet ende tek spitali i Traumës, në gjendje të rëndë për jetën. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është rrethuar nga forca të shumta policie. Hida është vënë në pranga dhe ka pranuar autorësinë e krimit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes e plagosjes në Elbasan

Detaje nga sherri me thika në Elbasan, viktima kurohej nga depresioni

Humbi vëllain në sherrin me thika, del FOTOJA e Mikel Kovaçit që ndodhet te Trauma

U takuan të sqaroheshin për një vajzë, si nisi sherri në Elbasan

Vrasja me thikë në Elbasan, policia jep njoftimin zyrtar

Zbardhen emrat e dy vëllezrëve të përfshirë në sherrin në Elbasan, njëri vdiq

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan

Sondazh

Poll