Aktualitet

Identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes e plagosjes në Elbasan

5 Nëntor 2021, 21:35 Nga DOSJA
Identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes e plagosjes në Elbasan

ELBASAN– 24-vjeçari Ardit Hida është vënë në pranga pasi akuzohet se është personi që vrau me thikë Florenc Kovaçin, 28 vjeç mbrëmjen e sotme dhe plagosi të vëllanë e viktimës, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Ai është prangosur dhe është dërguar në komisariatin e Policisë së Elbasanit, ku dhe ka pranuar krimin e kryer.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan. 24-vjeçari u takuam e dy vëllezërit Kovaçi për tu sqaruar në lidhje me një debat që kishin pasur më herët për një vajzë. Por, sherri degradoi në përdorimin e thikave dhe vrasjen e 28-vjeçarit Kovaçi. 19-vjeçari ndodhet tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën.

LAJM KRYESOR:Sherr mes të rinjve në Elbasan, vritet 28-vjeçari, rëndë i vëllai. Shkak një vajzë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan

Sondazh

Poll