Aktualitet

VD-Këshillit i Legjislacionit i drejtohet Venecias për Vettingun, Opozita bojkoton

5 Nëntor 2021, 14:35 Nga DOSJA
VD-Këshillit i Legjislacionit i drejtohet Venecias për Vettingun,

TIRANË– Këshilli i Legjislacionit ka vendosur që t’i drejtohet Komisionit të Venecias, duke kërkuar opinion për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në mungesë të Opozitës, e cila vendosi që ta bojkotonte këtë herë. Pavarësisht kësaj, maxhoranca vijoi punimet dhe Kryetarja e Këshillit, Lindita Nikolla hodhi në votim vendimin për të kërkuar mendimin e Venecia-s për afatet e Vettingut. Kuvendi në përfundim vendosi me shumicë votash që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion.

Nga socialistët ai që abstenoi ishte Fatmir Xhafaj, i cili tha se u qëndron të gjitha atyre që ka thënë në mbledhjen e mëparshme (kërkimin e një analize).

“Kam përgatitur një tërësi pyetjesh që unë besoj mund të ndihojmë ekspertizën e thirrur nga ky komision, por edhe ekspertiza ndërkombëtare. Si paraqitet situata konkrete lidhur me veprimtarinë e KPK? Pse nuk u përmbushën objektivat brenda këtij afati? Si mund të ndihmojmë brenda këtij afati? Çështja e tretë lidhet me avantazhet dhe disavantazhet e vazhdimësisë së punës së KPK? Cilat janë garancitë që do përmbyllet puna brenda afatit që propozohet të zgjatet, për të parë kush i jep më shumë garanci dhe siguri procesit,”- tha Xhafaj ndër të tjera.

Nikolla shtoi se me opinionin do të ndihmojnë edhe SHBA e BE. Mbledhjen e kaluar PD-ja e braktisi pasi nuk pranoi që data dhe ora që kishin vendosur se kur do të kryeheshin senacat dëgjimore, të hidheshin për votim. Opozita kërkon që zgjatja e afateve të Vettingtu dhe ndrydhimet kushtetuese të propozuara prej tyre të diskutohen në të njëjtën mbledhje.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike fatmor xhafaj këshillit i legjislacionit 6 nentor 2021 partia demokratike fatmor xhafaj këshillit i legjislacionit 6 nentor 2021 partia demokratike

Sondazh

Poll