Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 12 muaj burg, arrestohet i shpalluri në kërkim në Gjirokastër

5 Nëntor 2021, 21:35 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar me 12 muaj burg, arrestohet i shpalluri në kërkim

GJIROKASTËR- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se Thanas Papadhimitri, është dënuar me 12 muaj heqje lirie për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”. Ndërkohë që gjithashtu janë proceduar penalisht tre persona të tjerë, pasi janë kapur në flagrancë duke prerë dru.

Njoftimi i Plotë:

Dvp Gjirokastër/ Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin shtetasit Thanas Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas është dënuar me 12 muaj burg në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.

-Gjithashtu po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit: Q. G., 38 vjeç; S. S., 58 vjeç dhe R. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi janë kapur duke prerë pyje (dru) në vendin e quajtur “Gropa e Odries”, fshati Labovë e Zhapës, Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 m3 dru. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e gjirokastres thanas papadhimitri policia e gjirokastres thanas papadhimitri

Sondazh

Poll