Aktualitet

Me 40 gram kokainë në hotel, arrestohet shqiptari në Itali

5 Nëntor 2021, 21:54 Nga DOSJA
Me 40 gram kokainë në hotel, arrestohet shqiptari në Itali

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me 40 gramë kokainë të pastër. Etvmarche.it shkruan se shqiptari ka shkruar në Itali si turist, por atje zhvillonte aktivitetin e tij të tregëtisë së lëndëve narkotike.

Ai u arrestua në një hotel në Ankona, të cilin e kishte prenotuar për të qendruar. Gjatë operacionit të Policisë, kokaina që iu sekuestruar shqiptarit ishte e ndarë në qese të vogla, ku 9 prej tyre i kishte me vete, ndërsa pjesa tjetër ishte vendosur në një kuti ëmbëlsirash.

Përveç drogës, efektivët sekuestruan edhe një shumë lekësh prej 750 eurosh, të cilësuara si të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës. Shqiptari është lënë në paraburgimin e Ankonas.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll