Aktualitet

Mashtrues në fasoneri, italiani debitor në Tatime dhe bashki

5 Nëntor 2021, 21:31 Nga DOSJA
Mashtrues në fasoneri, italiani debitor në Tatime dhe bashki

FIER- Emisioni “Stop”, trajtoi këtë të premte rastin e një fasonerie, pronari italian i të cilit ka lënë punonjësit pa siguruar dhe rezulton se ka disa Nipte të hapura ku në një pjesë të madhe të tyre nuk ka shlyer detyrimet.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë së Tatimeve në qytet, ku u pohuan detyrimet që ka ky administrator dhe Niptet e hapura. Italian Benito Lanari rezulton debitor edhe në bashkinë e Fierit, pasi nuk pa paguar detyrimet, që i takojnë si biznes.

“Këta punëtorë refuzojnë të bëjnë një kallëzim për shkak të humbjes së punës. Për dy Niptet janë debitore në Drejtorinë e Mbledhjes së Borxhit. Biznesi duhet të paguajë edhe tarifat vendore që lidhen me pastrimin, gjelbërimin, ndriçimin. Në rastin konkret “Ago e Filo” dhe emri tregtar “Parabola” kanë ushtruar aktivitetin tregtar nga viti 2018 deri më sot në fier, por nuk janë shlyer detyrimet që kapin vlerën 8 milionë lekë të vjetra. Lanari nuk bën shlyerjen në mënyrë vullnetare, por as Bashkia nuk bën veprimet e duhura që të bëjë vjeljen e detyrimit”, tha gazetarja.

Këtë situatë gazetarja e “Stop” e konsultoi me ekspertin e ekonomisë Panajot Sako, i cili e konsideron turp këtë, që është lejuar të ndodhë. Ai e shpjegon këtë situatë me korrupsionin në institucione, pasi në të kundërt, nuk do të ishte lejuar të kishte detyrime të pashlyera.

“Faji njëherë që është akoma turp që në vitin 2021 të përdorim skema që janë përdorur në vitin 1993. Hapja e një kompanie, nuk paguheshin detyrimet, mbyllej kompania. Këto janë skema të ’93-shit.

Njerëz që nuk paguajnë detyrime shoqërore është e pafalshme, është e patolerueshme. Se si mund të lërë akumulimin e një borxhi të tillë. Punonjësi ka një garanci, është shteti. Nuk mund të shpëtosh aq lehtë nga detyrimet që ke. Nëse jep ryshfete, atëherë bëhet e lehtë. Çdo biznesi i plas buza për të mbyllur një Nipt ndërsa këta kanë një gjë të tillë që nëpërmjet ryshfetit shpëtojnë miliona dollarë. Shteti në letër i ka rregullat në rregull, por futet korrupsioni në mes”, tha Sako.

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet benito lanari fasoneri fier panajot sako benito lanari fasoneri fier panajot sako

Sondazh

Poll