Aktualitet

Zgjedhjet në FRPD, Këlliçi: Proces që nuk e njohim, i bashkohemi ‘Foltores’

5 Nëntor 2021, 19:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet në FRPD, Këlliçi: Proces që nuk e njohim, i

TIRANË– Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike e ka konsideruar nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me anëtarët e FRPD-së, Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh që pritet të zhvillohen është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha. Sipas Këlliçit, FRPD-ja ka votuar në mënyrë unanime kundër vendimit të marrë nga Basha. Ai shtoi se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të vështirë dhe se nuk është momenti për të pasur akoma më shumë përçarje brenda partisë.

“Vendimi ynë që do t’ju bëhet dhe ju me dije është 100% kundër. Ne kemi detyrim statuor për të bërë më të mirën për të pasur një strukturë të rë. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe unë jam krenar për demokracinë tonë të brendshme. Në forumin rinor ka përplasje idesh, ka debate, por këtë proces nuk e njohim. Ne kemi persona në FRPD që janë diplomuar në 10 universitetet më të mira në botë dhe publiku nuk i njeh. Ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet,”- tha Këlliçi ndër të tjera.

Pas Këlliçit ka folur edhe sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së. Grigels Mucollari tha se i bën thirrje Bashës të tërheqë mënjeherë këtë vendim.

“I bëjmë thirrje të tërheqë këtë vendim, të ulët, e pamoralshëm dhe fyen dinjitetin tonë,”- tha ai. 

Sot zyrtarisht, zyra e shtypit të PD-së njoftoi se Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Mësohet se ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që ka udhëzuar nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar. Ndërsa një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën që duhet të kenë për të qenë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike belind kelliçi zgjedhje ne frpd belind kelliçi zgjedhje ne frpd

Sondazh

Poll