Aktualitet

Me kokainë në BMW! I riu rrezikon jetën e efektivëve në Lezhë, kapet pas të shtënave

5 Nëntor 2021, 14:58 Nga DOSJA
Me kokainë në BMW! I riu rrezikon jetën e efektivëve në

LEZHË– Një 27-vjeçar i identifikuar si Shaqir Veseli është vënë në pranga teksa tentonte të transportonte një sasi kokaine nga Miloti drejt Lezhës. Pas informacioneve të marra për këtë transport, Policia e Lezhës kishte organizuar një operacion dhe i kishte zënë pritw të riut në dalje të autostradës së Laçit, në hyrje të Lezhës. Në momentin që i riu u afrua pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, shërbimet e Policisë i bënë shenjë Veselit që të ndalonte. Por, 27-vjeçari nuk ka ndaluar.

Ai ka tentuar të largohet duke përplasur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Për ta ndaluar, efektivët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe Veseli është stepur. 27-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa kokaina e gjetur në mjet, e ndarë në doza gati për shitje, u sekuestrua së bashku me automjetin.

I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Operacioni në Lezhë! Policia: 27-vjeçari me “BMW” transportonte kokainë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksion antidroge ne lezhe lezhe policia e lezhes shaqir veseli aksion antidroge ne lezhe lezhe policia e lezhes shaqir veseli

Sondazh

Poll