Aktualitet

Basha hap procesin për zgjedhje në FRPD, Këlliçi i bashkohet Berishës: Vendim nul!

5 Nëntor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Basha hap procesin për zgjedhje në FRPD, Këlliçi i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëzuar nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke hapur zyrtarisht zgjedhjet. Basha ka ngritur një grup pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar. Ndërsa një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën që duhet të kenë për të qenë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela Nebiaj; Hergert Alimerko; Dario Sejdini; Enkelejda Rica; Juela Hamati dhe Anita Doçi.

Ky grup, sipas kryedemokratit Basha do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor. Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit aktual Belind Këllicic dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç. Por, shpallja e kësaj procedure ka bërë që Forumi Runor i Partisë Demokratike t’i bashkohet ish-kryeministri Sali Berisha në ‘foltoren’ që ka nisur ky i fundit. Vetë Këlliçi mblodhi sot strukturat e FRPD-së dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se 100% e anëtarëve kanë votuar kundër këtyre zgjedhjeve e këtij procesi të cilin e konsiderojnë nul. Këlliçi tha se FRPD-ja do të marrë pjesë në foltoren që Berisha do të mbajë në Tiranë, këtë të dielë, më 7 nëntor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Riorganizim të FRPD-së, Muçollari: Po kërkon të hakmerret, të heqë dorë

Zgjedhjet në FRPD, Këlliçi: Vendimi i Bashës nul, proces që nuk e njohim

Riorganizim të FRPD-së, Forumi Rinor mbledhje pas deklaratës së Bashës

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore forumi rinor i partise demokratike lulzim basha partia demokratike zgjedhje ne frpd forumi rinor i partise demokratike lulzim basha partia demokratike zgjedhje ne frpd

Sondazh

Poll