Aktualitet

Vrasja me thikë në Elbasan, policia jep njoftimin zyrtar

5 Nëntor 2021, 20:09 Nga DOSJA
Vrasja me thikë në Elbasan, policia jep njoftimin zyrtar

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me sherrin masiv me thika që ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit dhe përfundoi me një të vrarë. Në njoftim bëhet me dije se sherri ka nisur në lagjen “Qemal Stafa” për motive të dobëta. 

NJOFTIMI I POLICISë:

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë. Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJM KRYESOR: Sherr mes të rinjve në Elbasan, vritet 26-vjeçari, rëndë i vëllai

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan

Sondazh

Poll