Aktualitet

Merret peng biznesmeni Hoxha, pranga mikut që e pa për herë të fundit (Zhvillimet)

5 Nëntor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Merret peng biznesmeni Hoxha, pranga mikut që e pa për herë

TIRANË– Rruzhdi Hoxha, babai i dy fëmijëve, pronar i një kompanie inertesh rezulton i zhdukur që nga 20 tetori pasi është marrë peng. Denoncimin për humbjen e Hoxhës e ka bërë djali i tij, Saimir Hoxha në komisariatin numër 5 (Kamëz), i cili ka deklaruar se i ati është larguar nga banesa në datë 20.10.2021, rreth orës 23:00 dhe që nga ajo ditë nuk pasur komunikim me asnjë nga familjarët e tij. Vetë Hoxha, sipas dëshmive të marra, u ka thënë familjarëve se do dilte të bënte një xhiro me makinë, por nuk është kthyer më në shtëpi. Kamerat e sigurisë të vendosura në akse të ndryshme rrugore kanë fiksuar Hoxhën në makinë me një mikun e tij të identifikuar si Ferdinant Rrushi, i cili është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje. Por ky shoqërim i thjeshtë është kthyer në prangosje, pasi Rrushi ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Ai kërkohej nga drejtësia e vendit fqinj, Italia.

Nga burgu, Rrushi ka deklaruar se e la Ruzhdi Hoxhën pranë banesës së tij dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë, rezulton gjithashtu nga kqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti “Passat” në të cilin ndodhej Hoxha dhe Rrushi sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit. Autoritetet teksa kanë ndjekur itenerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë. Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë. Rrushi dyshohet gjithashtu se është përfshirë në zhdukjen e Hoxhës.

Dëshmitarë të tjerë kanë deklaruar se për herë të fundit Hoxha kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie dhe mëpas është larguarm e Rrushin me mjetin e llojit “Passat”. Kjo makinë po kërkohet nga policia pasi dyshohet se brenda tij mund të ketë gjurmë që mund të zbulojë diçka në lidhje me vendndodhjen e Hoxhës. Celulari i biznesmenit të zhdukur është gjetur pranë Shkollës së Bashkuar. Aparati celular do të zbërthehet për të parë nëse mes telefonatave dhe mesazheve të shkëmbyera nga Hoxha me persona të tjerë, mund të zbulohen detaje mbi pengmarrësit. Një nga pistat ku po hetohet për zhdukjen e biznesmenit janë borxhet e Hoxhës, pasi biznesi i tij i inerteve ishte në prang falimenti dhe ai ishte zhytur në borxhe. Këtë gjë e k konfirmuar dhe djali i Hoxhës, i cili ka deklaruar se i konsumonte edhe kokainë e se shumë prej borxheve ia kishte shlyer ai. Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha mbahet peng! Celulari i gjendet pranë Shkollës së Bashkuar

Pa biznesmenin e zhdukur, Rrushi kërkohej nga Italia, me parcelë kanabisi në Dajt

Është marrë peng! Dëshmia e djalit: Babai konsumonte kokainë, borxhet ia pagova unë

Policia: Biznesmeni nga Kamza po mbahet peng!

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinant rrushi rruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha ferdinant rrushi rruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll