Aktualitet

Berisha nga Lushnja: Zgjedhjet në FRPD, akt stalinist. Basha, kryetar pa parti

5 Nëntor 2021, 10:18 Nga DOSJA
Berisha nga Lushnja: Zgjedhjet në FRPD, akt stalinist. Basha, kryetar pa

LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar akt stalinist vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ristrukturim dhe zgjedhjet n Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Nga foltorja që mbajti në qytetin e Lushnjes, Berisha tha se është turpshme ta bësh këtë gjë pasi FRPD-ja është një forum i pavarur e kurrrsesi nuk mund të përdoret si vegël në duart e kryetarit apo partisë. Bashësn këtë herë, Berisha vendosi ta quante kryetar pa parti, të cilin e akuzoi se  Berisha e ka shitur Opozitën. Ai shtoi se një opozitë kurrsesi nuk do të votonte apo abstenonte për borxhin 720 mln euro të kaluar së fundmi në Kuvend.

Me këtë veprim, Basha, sipas Berishës, e shndërroi partinë në një shoqatë për interesa të tij. Berisha ka hedhur edhe akuza të forta ndaj ministres Olta Xhaçka, për të cilën tha se ka bërë një muze sekret në Bërzhitë me vlerë 6 milionë euro. Ish-kreu i PD-së tha se kjo është një garë e çmendur e shfrenuar se si të vjedhin shqiptarët. Procesin e Vettingu-t, Berisha e konsideroi një gjueti shtrigash që sipas tij, është përdorur për të vënë në krye të institucioneve të drejtësisë vëllezër e motra ministrash.

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Më herët Berisha ishte në Kamëz, Lezhë dhe në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Basha dhe të tijët e interpretojnë ndryshe statutin dhe mohojnë mundësinë e mbledhjes së Kuvendit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Foltorja me të rinjtë, Berisha: Ditën e dielë ju ftoj të merrni pjesë

Berisha: Vetingu u bë gjueti shtrigash, në krye të drejtësisë vëllezër ministrash

“Përjashtimi i Azem Hajdarit ishte një puç”, Berisha: Nuk ngrihemi dot nëse…

Akuza Olta Xhaçkës, Berisha: Na qenka në Bërzhitë një muze 6 mln euro për ushtrinë

Demokratja-Berishës: I keni shumë borxh Lushnjes, nuk e kanë marrë atë që kanë dhënë

Berisha për zgjedhjet: Një gangster i binte pallatit rreth dhe terrorizonte vajzat

Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Akt Stalinist, i turpshëm, ata kanë pavarësi

Berisha: Borxhi 720 mln € do vidhet, kryetari pa parti bashkëfajësoi PD

Nis foltorja! Berishën e presin me entuziasëm në Lushnje

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aksioni i berishes foltorja e pd foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja e pd foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll