Politike

Akuza Olta Xhaçkës, Berisha: Na qenka në Bërzhitë një muze 6 mln euro për ushtrinë

5 Nëntor 2021, 17:35 Nga DOSJA
Akuza Olta Xhaçkës, Berisha: Na qenka në Bërzhitë

LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për të cilën deklaroi se në Bërzhitë ka hapur një muze sekret prej 6 milionë eurosh. I pranishëm në Lushnje, Berisha tha se zinxhiori i vjedjeve të ministrave të Ramës nuk ka fund. Ai shtoi më tej se muzeu sekret ka kushtuar 6 milionë euro, ndërsa Xhaçkën e konsideroi ‘ndrikull Piramida’. 

“Problemi është se djersa dhe mundi juaj, taksat tuaja, vidhen nga narkopolitikanë. Këtu e dënuan kryetarin e Bashkisë për 2 mln euro, dhe mirë ia bënë, por për ministrat e Ramës nuk janë më shumë se kafja e mëngjesit. Zinxhiri i vjedhjeve të tyre s’ka fund. Një javë më parë rritej tenderi i Unazës në 25 mln euro, ndërkohë që tuneli i Kërrabës është ndërtuar me 15 mln euro km. Tani na del muzeu sekret i ndrikull Piramidës. Na qenka Bërzhitë një muze 6 mln euro për ushtrinë, një garë e çmendur, e shfrenuar se si të vjedhin,”- tha Berisha. 

LAJM LRYESOR:Foltorja në Lushnje/Sali Berisha: Uragan shprese për shqiptarët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lushnje aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lushnje

Sondazh

Poll