Politike

Berisha: Borxhi 720 mln € do vidhet, kryetari pa parti bashkëfajësoi PD

5 Nëntor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Berisha: Borxhi 720 mln € do vidhet, kryetari pa parti

LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se borxhi 720 milionë eurosh qëështë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, do të vidhet. I pranishëm në Lushnje, në foltoren e radhës që po mban me demokratët, Berisha tha se duke kaluar këtë borxh, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë edhe Partinë Demokratike në vjedhjen e parave të shqiptarëve.

“Borxhi publik po arrin 100%. Janë vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët shqiptarë. Dhe ça ndodhi tani në fund. Në mënyrën më të pabesueshme, bashkëfajtore në borxh ish-kreu i PD, aop kryetari pa parti, bëri edhe Partinë Demokratike. A mund të imagjinoni ju që një opozitë e vërtetë t’i lejojë vetes të abstenojë, madje në komisionet e parlamentit ta votojë edhe pro një borxh prej 720 mln euro, më i madhi i marrë në historinë e vendit. Në një kohë kur ky kryeministër dhe këta ministra vjedhin edhe kur flejnë në gjumë gjithë natën, sepse i kanë ndërtuar mekanizmat. Opozita kurrë nuk mund të votonte një borxh të tillë ata të cilët u përpoqën t’ju mashtojnë ju se në 2015-ën paskemi votuar edhe ne kurrë. Ne braktisëm parlamentin nga borxhi që mori Edi Rama, sepse ai borxh do të vidhej,”- tha Berisha. 

LAJM LRYESOR:Foltorja në Lushnje/Sali Berisha: Uragan shprese për shqiptarët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lushnje aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lushnje

Sondazh

Poll