Politike

“Do blini gaz lotsjellës”, deputetja e PD-së pyet Çuçin, ministri: Protestoni se…

5 Nëntor 2021, 16:03 Nga DOSJA
“Do blini gaz lotsjellës”, deputetja e PD-së pyet

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka pyetur ministrin e Brendshëm nëse ka planifkuar buxhet për blerjen e gazit lotsjellës njësoj si paraardhësi i tij, Sandër Lleshaj. E pranishme në komisionin për Sigurinë Kombëtare, Metaliaj tha se duhet të dinte nëse qytetarët që dalin në protesta do të helmoheshin më, apo Çuçi do të tregohet zemërgjerë. Ministri në përgjigjen e tij tha se të gjithë mund të protestonin lirisht pasi s’do të kishte gaz lotsjellës.

Pjesë nga biseda:

Lindita Metaliaj: Nëse do këtë protesta z. ministër a keni parashikuar në buxhet blerjen e gazit lotsjellës? Apo ka rezerva Serbia dhe do të na i sjellë për të helmuar qytetarët. Apo ndoshta jeni më zemërmirë se paraardhësi Lleshaj dhe nuk do ta përdorni gazin lotsjellës?

Bledi Çuçi: Nuk është parashikuar për tu përgjigjur drejtpërdrejtë. Kështu që mund të protestoni lirisht.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi komisioni i sigurise lindita metaliaj bledi çuçi komisioni i sigurise lindita metaliaj

Sondazh

Poll