Politike

Dhënia e 90 milion eurove ndihmë, Soreca: Shqipëria të ruajë besimin e BE-ja

5 Nëntor 2021, 15:45 Nga DOSJA
Dhënia e 90 milion eurove ndihmë, Soreca: Shqipëria të

BRUKSEL- Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi ka njoftuar sot dhënien një fondit të dytë prej 90 milion euro për Shqipërinë.

Ndërkohë ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në një postim në Twitter u shpreh se ky është një inkurajim për Shqipërinë që të ruajë nbsueshmërinë ndaj BE-së.

“E përgëzoj Shqipërinë për përmbushjen me sukses të kushteve për Asistencën Makro-Financiare të BE-së për një program mbështetjeje prej 180 milionë eurosh. BE-ja mbështet Qeverisjen Ekonomike për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ne e inkurajojmë Shqipërinë të ruajë besueshmërinë dhe llogaridhënien e saj ndaj institucioneve të BE-së dhe të çojë përpara zbatimin e reformave që janë thelbësore për qytetarët shqiptarë.”- u shpreh Soreca.

Pagesa prej 180 milion eurosh u dha në kuadër të pogramir NMF. Shuma e parë prej 90 milion euro u krye në mars 2021. Kjo shumë jepet si ndihmë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkimi europian fondi i be per shqiperine luigi soreca olivér várhelyi bashkimi europian fondi i be per shqiperine luigi soreca olivér várhelyi

Sondazh

Poll