Politike

Policët që punojnë jashtë vendit do shpërblehen,Çuçi:Do marrin deri në 150% të pagës

5 Nëntor 2021, 13:46 Nga DOSJA
Policët që punojnë jashtë vendit do

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u shpreh sot në Komisionin e Sigurisë se vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave të punonjësve të Policisë të cilët punojnë jashtë vendit të banimit. Sipas tij, kjo rritje do të shkojë deri në 150% të pagës që marrin sot. Rritja sipas Çuçit mund të shkonte deri në 150% e pagës që marrin aktualisht, duke vijuar më pas me mënyrën se si këta efektivë do të përfitojnë.

‘Buxheti I planifikuar për mbrojtjen është 21.7 miliardë lekë. Do të kemi një rritje prej 1% të buxhetit për paga dhe sigurime shoqërore. Gjithashtu edhe 12% rritje për shërbime të tjera dhe siç e thashë dhe më parë, kemi një rritje 81% me financim të brendshëm. Një risi e rëndësishme është edhe ajo që lidhet me rritjen e pagave për punonjësit e policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.Viti që vjen në formën e shpërblimit do ta çojë pagën e kësaj kategorie të punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Nga kjo rritje sot përfitojnë 1179 efektivë të policisë pasi në këtë skemë do përfshihen të gjithë efektivët nga inspektori deri në një stad të caktuar, të cilët punojnë jashtë vendbanimit.Në një program që kemi bërë, me llogari sipas rritjes së buxhetit, I kemi ndarë shpërblimet në bazë të kilometrave. Nga 20 deri në 60 kilometra largësi, do të përfitojnë 20% më shumë mbi pagën, nga 61-120 km, do përfitojnë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore.’– tha Çuçi.


(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi komisioni i sigurise bledi çuçi komisioni i sigurise

Sondazh

Poll