Politike

Uniforma e policisë/Çela: Është e firmës Gucci apo LV? Çuçi: Është ndryshe

5 Nëntor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Uniforma e policisë/Çela: Është e firmës Gucci apo

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela pyeti gjatë Komisionit ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin për uniformat e policisë. Ai kërkoi të dinte se sa para kanë shpenzuar për këto uniforma pasi sipas tij janë shpenzuar shumë para, më shumë se në vitin 2013. Çuçi u shpreh se uniformat janë ndryshe mirëpo në rritjen e çmimeve ka ndikuar dhe numri i madh i punonjësve të policisë.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Çela: Jam i informuar për projektbuxhetin e uniformës së policisë së shtetit. Në 2013 kemi pasur 14 mln dollarë, cfarë përmirësimesh iu janë bërë uniformës, vetëm nëse keni marrë ndonjë firmë ose Gucci ose Louis Vuitton se me dyfish i bie big money. Sa përqind e policisë së shtetit janë të pajisur me uniformën e re. A janë paguar orët e natës për punonjësit e policisë së shtetit pasi ka ankesa që nuk janë paguar.

Çuçi: është ndryshe, por shtesën e faturës apo çmimit të uniformës e ka rritur fakti që janë 1 mijë e 887 punonjës më shumë nga 2013. Kështu që kjo është një arsye që rriten.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi isuf cela bledi çuçi isuf cela

Sondazh

Poll