Aktualitet

Pa biznesmenin e zhdukur, Rrushi kërkohej nga Italia, me parcelë kanabisi në Dajt

5 Nëntor 2021, 14:19 Nga DOSJA
Pa biznesmenin e zhdukur, Rrushi kërkohej nga Italia, me parcelë

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Ferdinant Rrushi i kërkuar ndërkombëtar për trafik droge prej 12 prillit 2021, por prania e emrit të tij në kartelën e kuqe u zbulua rastesisht pasi 43-vjeçari u thirr në polici për të dhënë shpjegime për Ruzhdi Hoxhën, i denoncuar i zhdukur nga i biri Saimir Hoxha . Ferdinant Rushi është personi i fundit që e ka takuar Ruzhdi Hoxhën në datën 20 tetor, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici katër ditë mbasi familja e priti atë.

Top Channel shkruan se Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij këtu në zonën e 3 dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë, rezulton gjithashtu nga kqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit. Versioni se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë Pasat që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në prani të një stacioni. Me shumë gjasë thonë hetuesit në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

Autoritetet teksa kanë ndjekur itenerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë. Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.

LAJM KRYESOR: Merret peng biznesmeni në Tiranë! Takimi i fundit, telefonin e mban fikur (DYSHIMET)

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinant rrushi ruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha ferdinant rrushi ruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 13:38

REL: Pse duhet t’i vaksinoni fëmijët?

SHBA – Derisa vaksinat kundër koronavirusit bëhen gjithnjë e më të prekshme dilemë e shumë prindërve është: a duhet të vaksinohen fëmijët? Përgjigjja supo...