Aktualitet

Bashkëpunoi në vrasje, adoleshenti shqiptar dënohet me 12 vjet burg

5 Nëntor 2021, 14:45 Nga DOSJA
Bashkëpunoi në vrasje, adoleshenti shqiptar dënohet me 12 vjet

BRITANI- Një adoleshent shqiptar, i cili vrau një të ri në bashkëpunim me 3 persona të tjerë është dënuar me 12 vjet burg në Britani.

Sipas BBC, i riu i identifikuar si Arlind Nika, 16 vjeç së bashku me Taylor Meanley, 17 vjeç, qëlloi me armë duke goditur në qafë 20-vjeçarin Lewis Williams në Mexborough.

Gjykata e Sheffield Crown dëgjoi se Williams ishte në shënjestër për shkak të lidhjeve të tij me një bandë të njohur si Pitsmoor Shotta Boys. Meanley, së bashku me Jack Parkes, 21 vjeç, u burgosën për vrasje ndërsa Joe Anderton, 18 dhe Arlind Nika, 16 vjeç, u burgosën për vrasje nga pakujdesia.

Meanley, nga Victoria Street, Mexborough dhe Parkes, nga Arnold Crescent, Doncaster, të dy u dënuan me burgim të përjetshëm, me një afat minimal prej 27 vjetësh. Anderton, nga Jubilee Road, Doncaster, dhe Nika, nga Spellman Street, Londër, u dënuan me 12 vjet paraburgim për vrasje.

Të katër u shpallën fajtorë edhe për armëmbajtje me qëllim për të rrezikuar jetën. Gjatë gjyqit, juristët në South Yorkshire dëgjuan se më 11 janar, katër të pandehurit vizituan zonën me një makinë Jaguar në kërkim të zotit Williams. Teksa po udhëtonin në Wath Road, Meanley hapi zjarr nga sedilja e pasagjerit me një armë gjahu të bërë vetë ndaj një grupi njerëzish, në atë që u përshkrua si një “ekzekutim i planifikuar”.

Williams, i cili u godit nga një distancë e afërt, pësoi “lëndime katastrofike” dhe vdiq nga plagët në qafë dhe gjoks. Gjykata mësoi se makina u gjet më vonë e djegur pranë Ingsfield Lane, në Bolton upon Dearne.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arlind nika denohet shqiptari ne britani lewis williams arlind nika denohet shqiptari ne britani lewis williams

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 13:38

REL: Pse duhet t’i vaksinoni fëmijët?

SHBA – Derisa vaksinat kundër koronavirusit bëhen gjithnjë e më të prekshme dilemë e shumë prindërve është: a duhet të vaksinohen fëmijët? Përgjigjja supo...

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 12:14

Policia: Biznesmeni nga Kamza po mbahet peng!

TIRANË– Policia e Tiranës e ka klasifikuar zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës si pengmarrje ose rrëmbim. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur s...