Aktualitet

E RËNDË! Shpërthen bombula e gazit në Korçë, familjarët pësojnë djegie trupore

5 Nëntor 2021, 11:10 Nga DOSJA
E RËNDË! Shpërthen bombula e gazit në Korçë,

KORÇË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Goskovë, duke lënë të plagosur tre persona. Familjarët e moshave, 63, dhe 30-vjeçare u dërguan në orën 11:20 në spitalin e Korçës me djegie trupore. Grupi hetimor po punon për të bërë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korce shperthen bombula e gazit ne korce korce shperthen bombula e gazit ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 12:14

Policia: Biznesmeni nga Kamza po mbahet peng!

TIRANË– Policia e Tiranës e ka klasifikuar zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës si pengmarrje ose rrëmbim. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur s...