Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK sekuestron pasuritë e Redjan Rrajës

5 Nëntor 2021, 13:53 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK sekuestron pasuritë e Redjan

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestron pasuritë e Redjan Rrajës e familjarëve të tij. Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se janë vënë nën sekuestro një apartament në Tiranë, dy njësi tregtare, dy garazhe, dy automjete si edhe shuma prej 2750 euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr. 2, në ngarkim të pasurive të shtetasit Redjan Rraja dhe familjarëve të tij.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për vendosjen e sekuestros sipas parashikimeve të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 22 datë 23.10.2021 ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë vijon:

 Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
 Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
 Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
 Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
 Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
 Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
 Një orë dore tip “Roleks”.
 Shuma prej 2750 Euro.Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruaradhe Konfiskuara.Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R. Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi.

Redian Rraja ndodhet i arrestuar në paraburgim, si i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoi dhe Aleksander Lahos, i njohur si Rrumi. Në ngjarje mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja redjan rraja arjan ndoja redjan rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 13:38

REL: Pse duhet t’i vaksinoni fëmijët?

SHBA – Derisa vaksinat kundër koronavirusit bëhen gjithnjë e më të prekshme dilemë e shumë prindërve është: a duhet të vaksinohen fëmijët? Përgjigjja supo...

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 12:14

Policia: Biznesmeni nga Kamza po mbahet peng!

TIRANË– Policia e Tiranës e ka klasifikuar zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës si pengmarrje ose rrëmbim. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur s...