Aktualitet

Covid në Berat! Infekohen 4 gjimnazistë të ‘Babë Dudë Karbunara’

5 Nëntor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Covid në Berat! Infekohen 4 gjimnazistë të ‘Babë

BERAT– Rastet me Covid-19 janë regjistruar në Gjimnazin ‘Babë Dudë Karbunara’ në qendër të qytetit, ku vetëm në 24-orët e fundit kanë rezultuar ‘pozitiv’ 4 nxënës të së njëjtës klasë, ndërkohë që pritet tamponi i rezultateve për 22 nxënësit e tjerë të kësaj klase.

Nxënësit janë karantinuar në pritje të përgjigjes së rezultatit të tamponit, klasa është mbyllur dhe inspektorët e higjienës kanë kryer dezinfektimin e klasës dhe shkollës.

Qarku i Beratit ka njohur rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 në muajin Shtator ku të prekurit ishin më së shumti moshat e treta.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne babë dudë karbunara covid ne berat gjimanzistet me covid covid ne babë dudë karbunara covid ne berat gjimanzistet me covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 12:14

Policia: Biznesmeni nga Kamza po mbahet peng!

TIRANË– Policia e Tiranës e ka klasifikuar zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës si pengmarrje ose rrëmbim. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur s...