Aktualitet

VD-Plas te ‘Ligjet’/Sula-kryetares: Më respekto, jam deputet. Bushka: Do ta rimendoj

5 Nëntor 2021, 09:22 Nga DOSJA
VD-Plas te ‘Ligjet’/Sula-kryetares: Më respekto, jam deputet.

TIRANË– Në komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula kërkoi që të mos ndërpritej më nga kryetarja Klotilda Bushka. Ai i bëri të ditur se nuk ka arsye se përse duhet korrigjuar pyetja që sapo bëri. Nga ana tjetër, Bushka i tha se nëse është ndjerë i fyer nga mënyra se si është trajtuar, do të rimendojë mënyrën se si do ti drejtohet.

DEBATI:

Dashnor Sula: Të jetë hera e fundit që më ndalon, jam deputet. Nëse ty nuk të pëlqen pyetja, më fal nuk dua të të ofendoj. Detyra jote është thjeshtë të mbash…jo të më korrigjosh pyetjen. Unë bëra pyetjen e ndihmon kryetarin, nëse e ndihmon nuk ka nevojë për buxhet.

Klotilda Bushka: Më duhet t’ju sqaroj se nuk kam për synim t’ju korrigjoj në çështjet që ju ngrini. Kam respekt për ju si dhe për kolegët tuaj. Nëse mendoni se nuk jeni ndjerë i vlerësuar, do ta rimendoj mënyrën se si do ju drejtohem.


(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dashnor sula klotilda bushka komisioni i ligjeve 5 nentor 2021 dashnor sula klotilda bushka komisioni i ligjeve 5 nentor 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 12:14

Policia: Biznesmeni nga Kamza po mbahet peng!

TIRANË– Policia e Tiranës e ka klasifikuar zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës si pengmarrje ose rrëmbim. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur s...