Aktualitet

Ndihmoi afganët të kalonin kufirin me letra fallco, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

5 Nëntor 2021, 12:56 Nga DOSJA
Ndihmoi afganët të kalonin kufirin me letra fallco, arrestohet

DURRËS – Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar, i cili banonte në Suedi pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht, me dokumenta false dy afganë.

R.A u ka falsifikuar dokumentat A. B. dhe B. B., banues në Kabul dhe u ka premtuar se do i ndihmonte të kalonin kufirin. Dy afganëve ju tërhoq vërejtja nga struktura e policisë së Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. A., 25 vjeç, banues në Suedi, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrest per falsifikim dokumentash arrestohet 25 vjecari ne durres policia e durresit porti i durresit arrest per falsifikim dokumentash arrestohet 25 vjecari ne durres policia e durresit porti i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 12:14

Policia: Biznesmeni nga Kamza po mbahet peng!

TIRANË– Policia e Tiranës e ka klasifikuar zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës si pengmarrje ose rrëmbim. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur s...